Basha e akuzoi nga Durrësi, Ruçi bën lëvizjen e parë për vetingun në politikë

Nga Durrësi ku po mbahet takimi i opozitës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi Gramoz Rucin se nuk e ka botuar nismën e PD në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu siç e parashikon rregullorja e Kuvendit.

“Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online projektligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës…Në emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: ‘Respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët…”, tha Basha.

Vetëm pak minuta më pas, Basha u njoftua Live se Ruci sapo e kishte publikuar projektligjin e opozitës per vettingun në politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?