Basha e fton ta votojë, Baton Haxhiu: Nga data 26 Prill mbrojtës i tij

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se dëshiron që të ketë bashkëqeverisje mes dy partive të mëdha.

Ai u shpreh se edhe nëse Basha fiton zgjedhjet apo jo, do jetë mbrojtës i tij.

Arian Çani: Çfarë do i thuash Lul Bashës nëse ai fiton zgjedhjet? Baton Haxhiu: Basha duhet të sillet sikur është sjellë në fushatë. Ka ndryshuar në imazhin e fushatës, nuk i ka ndihmuar asnjë izraelit më shumë se ai. Nga data 26 çfarë do të ndodhi me Lul Bashën edhe nëse humb, edhe nëse fiton, do jem një mbrojtës i tij. Deri më tani i kam humbur të gjitha durimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Basha: Duke qenë se ke shtetësi shqiptare, shko voto dhe ti për ndryshimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artur Zheji: Më habite, pash një pozitivitet…

Baton Haxhiu: Unë e njoh Lul Bashën para teje dhe e di kush është. Dëshira ime është që dy partitë më të mëdha të bashkëqeverisin Shqipërinë. E di që kjo dëshirë nuk më plotësohet, unë besoj që është momenti i vetëm që në 4 vitet e ardhshme të zgjidhen të gjitha problemet e 50 viteve të ardhshme.

Basha: Jam pjesërisht dakord me atë që thotë Batoni, kemi në dorë të bëjmë diçka; ose të ndryshojmë. Garancia për këtë është që ai pati 8 vite pushtet dhe dështoi t’i mbante këto premtime. Është koha për ndryshim, nuk ka frekuencë tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?