Basha e futi në kurth Berishën me 18 dhjetorin. Ish-kryeministri nuk pranon sfidën e duelit

Lulzim Basha bëri një kthesë 180 gradë dhe pranoi Kuvendin e Jashtëzakonshëm në PD.

Një veprim që pranon krizën në këtë parti kryesore opozitare. Por Basha, tashmë i stërvitur nga politika, veproi me djallëzi dhe diabolizëm, duke e vëndosur Sali Berishën para një prove të cilën nuk e kaloi mbrëmë.

Nëse Berisha thotë se ka shumicën e demokratëve dhe ato të delegatëve duhej të pranonte në emër të bashkimit të PD-së, pikërisht sfidën publike që i bëri Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të pranonte përballjen me 18 dhjetor, pikërisht datën kur Basha e sfidoi për dyluftim në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Berisha e humbi shansin e tij, me sa duket e kanë lenë nervat dhe tha JO.

Nëse Berisha pranonte 18 dhjetorin do të ishte fitues në PD dhe në publik.

Tani publikun e fitoi Basha, për momentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?