Basha e përjashtoi nga grupi, deputeti Dogjani: Ai ka fituar duke humbur
Edhe 11 deputetë hoqi sot nga grupi parlamentar i PD-së, Lulzim Basha. Mes tyre edhe deputeti i PD-së Asllan Dogjani. Ai ka reaguar me ironi për vendimin, duke thënë se Basha duhet injoruar.
“Nuk dua t’i jap rëndësi Bashës. Ai duhet injoruar. Basha ka fituar gjithmonë duke humbur. I ka dalë tepër, 7X7 baras 42 për të”, deklaroi Dogjani.
Ai është mes 11 deputëtëve të cilët janë përjashtuar nga PD si mbështetës të Berishës, teksa lista me emrat e deputetëve të grupit parlamentar i ka shkuar Kuvendit dy ditë më parë. Por Gazment Bardhi thotë se është ai kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe jo Flutura Açka, e deleguara e Bashës.