Basha: Erion Veliaj të ndjekë modelin tim!

Megjithëse në ditët e fundit në krye të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vazhdon të ketë humor. Pas inagurimit të një kopështi në Tiranë ai ka thënë se Erion Veliaj duhet të ndjekë shembullin e tij në drejtimin e bashkisë.

“Uroj që të ndiqet modeli im, jo modeli i mëparshëm. Se modeli i mëparshëm nënkuptonte përgjysmimin e investimeve për këto projekte”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-­së, rikonstruksioni i çerdhes numër 29 në njësinë 3 të kryeqytetit do tu vijë në ndihmë rreth 150 të vegjëlve.

“Mbetet për mua pjesa më e bukur inagurimi i kopshteve sepse është puna e bërë drejtërdrejtë për të vegjlit.Këto kopshte e cerdhe kanë kushte dhe standarde europiane. Në këto 4 vite bashkia në progamin e kopshteve dhe shkollave të mesme ja ka dalë të përfundojë investimin në mbi 30 objekt dhe 13 drejt përfundimit në total 64 objekte në 4 vite” u shpreh Basha. 

SHKARKO APP