Basha flet për kurthe, Berisha i përgjigjet: Ai ka frikë nga zgjedhjet

Lulzim Basha thotë se zgjedhjet e 6 marsit ishin një kurth për të pas 8 janarit, dhe ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur duke thënë se kreu i PD ka frikë nga zgjedhjet dhe është i vetmi që i ka bojkotuar ato.

“Çdo zgjedhje për humbësin është kurth. Ai ka frikë të tmerrshme nga zgjedhjet dhe është i vetmi që ka bojkotuar zgjedhjet.

Të thuash që 6 marsi është një kurth, në një kohë kur ishte një domosdoshmëri ligjore kushtetuese, është një absurditet.

Pra, dhe ai në 6 mars, Edi Rama i dorëzoi atij, rrëmbeu logon e partisë. Plus faktorë të tjerë. Si mund të ishte kurth 6 marsi, e di vetëm mendja e tij”.

SHKARKO APP