Basha flet për rritjen e çmimeve: Qeveria të veprojë, jo me premtime boshe!

Lulzim Basha ka folur para mbledhjes në selinë blu për rritjen e çmimeve dhe reagimin popullor në disa qytete të ndryshme të vendit.

Basha u shpreh se qeveria duhet të bëjë hapa konkrete përballë kësaj situate dhe jo të bëjë premtime boshe.

“Një taktikë e tmerrshme abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti. Dua të vendos theksin te nevoja për t’i ardhur në ndihmë njerëzve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që njerëzit të paguajnë më pak nuk mjaftojnë fjalët boshe. E lehtë të bësh sikur zihesh me ata që deri dje i ke pasur ortak. Tani është koha të veprosh. Ndërkohë që çmimi i naftës rritet rriten të ardhurat e qeverisë”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?