Basha foli për ”bosin e kokainës”, Çuçi i kërkon SPAK të nis hetimet

Lulzim Basha në Kuvend paska folur për një bos kokaine, që sipas tij ka prenotuar katin e një pallati në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka dërguar një shkresë kreut të SPAK, Arben Kraja, ku i kërkon hetim për rastin.

Duke e konsideruar si deklaratë të rëndë, që cenon besimin e publikut tek institucionet, Çuçi i kërkon Prokurorisë së Posaçme verifikimin e saj dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime pranë SPAK konfirmuan mbërritjen e letrës së Ministrit të Brendshëm dhe pohuan se do të vlerësohet për t’i dhënë një zgjidhje ligjore rastit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?