Basha hoqi Klevis Balliun nga listat për deputet, Berisha: Me urdhër të Ramës, pasi çoi banorët në Surrel (VIDEO)
Në ”Foltoren” me demokratët në Berat, ish-kryeministri Sali Berisha foli ndër të tjera edhe për protestën 420 ditëshe të banorëve të Astrit dhe mos futjen e Klevis Balliut në listat e kandidatëve për deputet më 25 prill.
Për Berishën, heqja e Balliut u bë me urdhër të Ramës pasi ish-deputeti i çoi banorët e Astirit afër Surrelit dhe për të Rama u frikësua.
”Protestuan në të drejtën e tyre kundër mafias shtetërore, për 420 ditë dhe një deputet u shkri me ta ditë e natë. Cili ishte rezultati? Ata u lanë në baltë, deputeti u hoq nga listat. Por pse u hoq nga listat? ME urdhër të Edi Ramës, sepse i çoi protestuesit afër Surrelit, kjo është e vërteta. Një natë u priu protestesve dhe i nxorri karshi sarajeve të sulltanit, por kjo e tronditi dhe hakëmarrja e tij ra mbi deputetin tonë, Klevis Balliu”.