Basha i hap derën Shpëtim Idrizit: Më ndihmo të largojmë Ramën
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 14:09
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Durrësi u shpreh sot se mirëpret vendimin e PDIU për t’ u larguar nga koalicioni me Ramën.
Ai tha se do të nisin bisedimet me Idrizin për të formuluar strategjinë për largimin e Ramës nga pushteti.
“Do të mirëpres kërkesën e PDIU për të nisur bisedimet, bazuar te objektivat, çlirimin e vendit nga krimi dhe formulimi i zgjidhjeve të përbashkëta për çliruar Shqipërinë nga krimi“, deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

