Basha i përgjigjet Berishës: Nuk ka për të patur Kuvend në PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga selia blu, ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për vendimin e dhënë nga qeveria amerikane.
Ai kështu i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.
“Sa i përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”, tha Basha.