Basha i përgjigjet Ramës: Beteja jonë jo me PS. Një pakicë po mban peng Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim, duke thënë se PS-ja masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë. Për Bashën beteja e opozitës dhe e shqiptarëve nuk është me PS-së, pasi për të është një pakicë ajo që po mban peng Shqipërinë.

Postimi i plotë

Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin dhe e plaçkit atë me një grusht të vogël njerëzish, me të cilët masakron zgjedhjet, kriminalizon politikën dhe shkatërron ekonominë.

Shqiptarët i’a dinë dështimet, raportet ndërkombëtare i’a kanë ekspozuar babëzinë, askush nuk gënjehet nga ripërtypja e fjalimeve të vjetra të atij që ka varfëruar familjet shqiptare dhe ka degdisur gjysmë milioni shqiptarë. Përballë këtij regjimi, kemi detyrën qytetare të bashkohemi dhe të punojmë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Platforma qytetare për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe janë të vendosura të shpëtojnë vendin nga sundimi i një pakice që mban peng të ardhmen e tij.

SHKARKO APP