Basha i përgjigjet Ramës: I papërgjegjshëm, lëri palaçollëqet!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vizitoi sot një fasoneri në Tiranë.  Basha sqaroi se plani me 5 pika i rimëkëmbjes anticovid nuk është program electoral por kërkesë urgjente për qeverinë në ikje

“Nuk pret koha. Përgjigjja e djeshme ishte e një njeriu të papërgjegjshëm që refuzon të pranojë realitetin dhe thirrja ime është të lërë palaçollëqet. Biznesi është në krizë, sipërmarrësit, të papunët, nuk është koha për tu fshehur pas batutave” u shpreh Basha për gazetarët mesditen e sotme.

Replikën me Ramën e vijoi më pas duke i bërë thirrje qeverisë që të zbatojë planin për të shmangur krizën ekonomike: “Të ndalë vjedhjet këto 6 muajt e fundit që I kanë mbetur. Këto 6 muaj do të jenë edhe më të vështirë se muajt e kaluar. Plani I rimëkëmbjes janë për të marrë masat sepse faturën nuk po e paguan as Edi Rama sa ministrat e krimbur në para e as oligarkët por qytetarët e thjeshtë. Urgjentisht të vihet tani në funksion se ka kohë për tu marrë me kopjet e shëmtuara dhe vetëvrasëse që i bën programit tim ekonomik”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/3932142333480473/

 

SHKARKO APP