Basha i përgjigjet Topallit

Një prej zërave më kritikë për marrëveshjen PS-PD-LSI, është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kjo e fundit theksonte se kreu i PD-së, Lulzim Basha pranoi Ramën dhe Gjiknurin, duke e lidhur me faktin e pushimit të çështjes nga gjykata për lobimin rus.

I pyetur në konferencën me gazetarët lidhur me këto aludime, Basha nuk kursehet në përgjigjen e tij, teksa nuk preferon t’i quajë kritikë të tij. Sipas Bashës këta janë njerëz të Edi Ramës dhe se i shërbejnë këtij të fundit. Kreu i demokratëve thekson po ashtu se ka qenë presioni i ndërkombëtarëve që prej dhjetorit që mazhoranca të pranonte tre kushtet e opozitës.

”Nuk janë kritikë të mi por përfitues të Edi Ramës. Janë njerëz që kanë vënë në funksion çdo gjë ndaj Edi Ramës. Prandaj nuk meritojnë asnjë përgjigje. Pyetjes suaj do i përgjigjem. Prej fillimit të dhjetorit faktori ndërkombëtar ka ushtruar presion ndaj mazhorancës për të pranuar tre kushtet e opozitës. Nëse takimi do zhvillohej nesër këtë nuk mund ta thonim në orët e fundit për shkak të tentativave për ta zvrarritur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?