Basha i revoltuar me SPAK: Çfarë prisni?
Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Lulzim Basha u shpreh se prokurorët e SPAK duhet të nisin sa më shpejt hetimet për aferën e 400 milionë eurove të inceneratorëve. Me tone të larta i është drejtuar SPAK-ut, duke kërkuar që të nisin hetimet ose të japin dorëheqjen.
”Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milionë ose të japin dorëheqjen. Çfarë presin? Të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë? Sot duhet të dalin edhe t’i thonë shqiptarëve a kanë filluar apo jo hetimin. Ky krim i rëndë duhet të ishte hetuar. Ndërkohë vazhdon vjedhja. Javën e kaluar u paguan 2 milionë euro dhe s’lëviz gishtin asnjë prokuror. Ky është një krim i rëndë kundër shqiptarëve”, tha Basha.