Basha i rikthehet takimeve në Dibër: Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi

Kryetari në detyrë i PD-së, Lulzim Basha i rikthehet sërish takimit të zhvilluar me demokratët e Dibrës.

Përmes rrjeteve sociale, Basha deklaron se kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi, sepse, thotë ai, betejën për ndryshim nuk e nisi për vete dhe nuk do e vazhdojë për veten e tij.

“Falënderoj me mirënjohje demokratët e Dibrës për mbështetjen e mrekullueshme! Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë. Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë atë për gjithë shqiptarët!”, thekson Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?