”Basha ik”/ Duma: Realiteti është vetëm një, ai është kryetari
Këto ditë po dëgjohen më së shumti thirrjet ”Basha ik”, sesa për kryeministrin Edi Rama. Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma vlerësoi mënyrën sesi Basha është duke e trajtuar krizën që ka shpërthyer në familjen demokrate.
Sa i përket thirrjeve të shtuara për largimin e tij nga partia, Duma thotë se realiteti është një dhe Lulzim Basha është kryetari i PD.
“Sot Basha po përpiqet të mos thellojë asnjë gjë nga kjo çarje. Përkundrazi. Duhet të kuptoni një gjë, nëse merret një vendim i tillë ndaj keqinterpretimeve dhe fjalëve dhe jo mendimit ndryshe dhe jo fjalës së lirë, kurrsesi.
Nuk besoj se ka në partitë shqiptare sot një individ tjetër që mund të durojë me qetësi të plotë dhe pa asnjë kundërveprim të caktuar, as verbal në mbledhje kur diskutohet me kritika ndaj Lulzim Bashës. Unë mendoj se është durimi, por dhe vendimi i “status quo” që i takon.
Është kryetari i Partisë Demokratike. Realiteti është një dhe i vetëm, Lulzim Basha është kryetari i Partisë Demokratike”, u shpreh Duma për ”A2cnn”.