Basha ikën në Londër, prezanton nismën e PD për votën e emigrantëve dhe listat e hapura

Lulzim Basha, të cilin sot Gjykata e Tiranës nuk e njohu si kryetar të PD-së së vulës, u takua me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani të Madhe. Gjatë takimit, Basha u ndal në propozimet e PD për votën e emigrantëve dhe listat e hapura. Ai bëri të ditur se të premten është depozituar propozimi për votën e diasporës i cili mundëson që emigrantët jo vetëm të votojnë por të ketë të njëjtën peshë të votës si shqiptarët.

Postimi i plotë

Kënaqësi të bisedoja me bashkëqytetarët tanë në Londër 🇦🇱🇬🇧. I njoha me propozimin e Partia Demokratike e Shqipërisë për votën e diasporës dhe listat e hapura. Qeveria nuk është e interesuar për votën e diasporës, sepse atë as nuk e blen, as nuk e manipulon dot.

Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, në Tiranë, apo në Durrës, në Londër, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali apo Greqi, vota duhet të jetë e barabartë.

Prandaj kemi propozuar që Shqipëria të funksionojë si një zonë e vetme elektorale, sistem i njëjtë me Kosovën. Propozimi i dytë janë listat e hapura. Ai, ose ajo që ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, do të jetë përfaqësues i qytetarëve. Dhe do të marrin fund paradokset, ku sot në Kuvend kemi.

SHKARKO APP