Basha: Inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të korrupsionit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime në zonën e 21 Dhjetorit bisedova me qytetarë dhe sipërmarrës.

“Në zonën e 21 Dhjetorit bisedova me qytetarë dhe sipërmarrës.  Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëve. Shqetësimet e qytetarëve dhe biznesit lidhen edhe me çmimin e naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.

Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës. Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”, tha Basha.

SHKARKO APP