Basha inkurajon gazetarët: Dilni në protestë

Pas seancës në kuvend, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka inkurajuar gazetarët që të dalin në protestë, pasi do të kenë mbështetjen e opozitës.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se ditën e sotme janë zhvilluar dy protesta përpara parlamentit, ndërsa pret që edhe gazetarët të protestojnë për të drejtat e tyre.

”Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo, sot patë dy protesta këtu para parlamentit. Kur do ta bëni ju gazetarët protestën e radhës për poshtërimin dhe shkeljen e të drejtave tuaja, ju sigurojmë që kurdo që ta bëni ne do të na keni në krah”,-tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?