Basha ironizon reagimin e Ramës për takimet me komisionerët

Takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, krijoi një atmosferë jo pak të tensionuar në arenën politike.

Në një takim me të rinj në njësinë nr.5 në Tiranë, Basha komentoi edhe reagimin e kryeministrit Rama për takimet e tij me komisonerët e KE.

”Dje pata një konferencë me aleancën e universiteteve evropian dhe me komisioneren evropiane për arsimin dhe digjitalizimin që u zemërua pak kryeministri. Në fakt është një ndërhyrje e brendshme, por jo në favorin tim as në favorin e Partisë Demokratike, por në favor të rinisë shqiptare”,-tha Basha.

SHKARKO APP