Basha: Jemi në kushtet e një grushti shteti
Nga selia blu në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha, e vlerësoi situatën me kushtet e një grushti shteti. Basha foli edhe për lirimin e Ermal Hoxhës nga burgu, ku tha se u lirua për sjellje të mirë pasi nuk nxori emrin e Olsi Ramës.
”Jemi në një situatë kur kriminelët që duhet të jenë në burg lirohen apo nuk ndiqen penalisht, nga ana tjetër të gjitha licencat e lejet e ndërtimit i jepen një dore banditësh që kanë depërtuar që nga shtrimi i rrugëve deri te marrja e licencave minerare. Jemi në kushtet kur kemi Jurgen Curben, të provuar si anëtar i bandës së Shullazit dhe ky nuk pëson asgjë. Kemi Fatmir Xhafajn të vërtetuar si njeriun që ka ndihmuar vëllain e dënuar derisa e denoncoi opozita. Xhafaj, i vetmi ministër i Brendshëm në historinë e Europës me vëllain trafikant droge. Në aferën e Xhafajt duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama. Ai ka shpërdoruar veprat penale të shpërdorimit të detyrës. Ne jemi në kushtet e një grushti shteti, ku ai kontrollon prokurorinë, gjykatat, policia nuk shoqëron banditët.Taulant Balla me Toyota Yaris dhe këtu prokuroria nuk vepron. Kemi një prokurori të korruptuar, të shantazhuar, e blerë dhe e shitur, duhet të kishte hapur me kohë hetimet. Ahmetaj ortak me njerëz të dënuar për krime. Damian Gjiknuar, i regjistruar për pazare me votat, nuk i ndodh asgjë”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

