Basha: Jemi para një grushti shteti. Rama i ka bërë hesapet gabim, rotacioni është i pashmangshëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimeve të zhvilluara sot me Presidentin Meta dhe më pas me aleatët e opozitës, deklaroi se vendi rrezikohet nga një grusht shteti.

Basha tha se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe jemi përballe një grushti shteti që po konsumohet me ushtarë dhe institucione.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve”,- tha Basha.

I pyetur mbi rolin e Parlamentit, Basha tha se për opozitën ky parlament nuk ekziston.

“Për ne ky parlament është shpërndarë më 18 shkurt 2019. Çdo vendim i marrë prej tij është nul. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhja dhe kjo zgjidhje nuk është thjesht kalkulim i partisë sime. Rotacioni është i pashmangshëm. Nuk do të këtë forcë mbi tokë që do ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. 9 pikat e Bundestagut janë të panegociueshme. Ne nuk do të ndalojmë para asnjë force. Ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët dhe pastaj do të shpalosim ofertën tonë. Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do ta ndalë rotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Nuk ka forcë mbi tokë që ta ndalë rotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët dhe do të bëj gjithçka që kjo të vijë pa me koston më të vogël për shqiptarët”,- tha Lulzim Basha.

Basha: Jemi para një grushti shteti. Rama i ka bërë hesapet gabim

Lexoni edhe…

Presidenca: Parlamentin do e shpërndajë populli. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit

Meta informon Bashën: Do bëj çdo gjë për ta shpartalluar grushtin e shtetit

Një shpjegim i thjeshtë i Grushtit të Shtetit të Rilindjes (FOTO)

“Edhe me tanke po erdhën për të më shkarkuar, do të marrin përgjigjen e merituar!”

SHKARKO APP