Basha jep dorëheqjen, Duma në “Open”: Nuk duam zgjidhje taktike momentale

Ish-nënkryetarja e PD-së, Grida Duma ndër të parat deputete që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, thotë se tashmë duhet që demokratët të shohin rrugët e zgjidhjes për ta bërë PD-në të madhe sërish.

“Dorëheqja e Bashës është lajm i mirë, për t’u përshëndetur. Tani dua të shoh rrugët se si mund të ngremë PD-në në madhësinë që i takon se e kam parë procesin që vjen pas dorëheqjes si të nevojshëm.

Ajo që dua të shoh rrugët e zgjidhjes për ta bërë PD-në të madhe sërish. Vërtetësia e këtij akti, shkuarja deri në fund e këtij akti, do shihet në vëjimësi kur të bëhen zgjedhjet brenda partisë.

Duhet të shohim platformat për ringritjen e partisë. Nuk duam zgjidhje taktike momentale”,-tha në “Open”.

SHKARKO APP