Basha jep lajmin, Komiteti Politik i KiE miraton propozimin e tij kundër Rusisë. 300 miliardë euro…
Lulzim Basha, përmes një videomesazhi thotë se Komiteti Politik i Këshillit të Europës ka miratuar unanimisht propozimin për konfiskimin e mbi 300 miliardë eurove pasuri dhe asete Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
”Sot në Këshillin e Europës, Komiteti Politik miratoi unanimisht propozimin tim për një rezolutë dhe një rekomandim nga Asamblesë Parlamentare që bën thirrje për konfiskimin e mbi 300 miliardë Euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”,-thotë Basha.
Ai thekson se ky është një paralajmërim për çdo agresor që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin apo që ka synim pushtimin e territoreve.
“Ky është një lajm i madh për mbështetësit e luftës së drejtë dhe paralajmërim për çdo agresor tjetër në Europë e gjetkë dhe ne veçanti për rajonin tonë jo pak të trazuar muajt e fundit, se kushdo që përpiqet të kërcënojë sigurinë e stabilitetin apo të agresojë fqinjin me qëllim pushtim territoresh apo imponim me forcë synimesh politike do të përballet me të njëjta masa”.