Basha ”josh” aleatët e Berishës, Alibeaj takon Shehin dhe Dukën

Enkelejd Alibeaj është takuar këtë të martë me Dashamir Shehin dhe Agron Dukën. Takimi vjen një ditë pas deklaratës së  SaliBerishës, i cili tha se jemi pranë bashkimit edhe me aleatët tradicionalë të PD.

Diskutimi më vete me dy aleatët u zhvillua në një ambient privat fare pranë zyrave të reja të marra me qera nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha. Fillimisht ishte Dashamir Shehi, i cili zhvilloi një takim që zgjati mbi 30 minuta, ndërkohë gjysmë ore pas Shehit, radha ishte e Agron Dukës.

Ky i fundit mori pjesë edhe në takimin që u zhvillua në kryesinë e kuvendit mes deputetëve të opozitës të PD-së së grupimit të Berishës dhe Bardhit. Burimet bëjnë me dije se një nga temat e diskutimit mes Shehit e Alibeajt ishte edhe vendimi i grupimit të Bashës për përjashtimin e deputetëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehi e Duka u takuan me Bashën, por sipas tyre takimi ishte për t’i kërkuar firmat mbështetëse për t’iu drejtuar Kuvendit me kërkesën për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?