Basha ka pranë vetes 27 nga 59 deputetë të PD-së
Në Kuvendin e Shqipërisë këtë mbrëmje u votua me 76 vota pro raporti përfundimtar i PS-së për inceneratorët, i dalë nga Komisioni Hetimor Parlamentar, duke rrëzuar kështu PD-në.
Ajo që bie në sy, është që raporti i nënkryetares së PD, Jorida Tabaku e cila ishte edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Incerenatorët, u votua me 27 vota.
Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021 mori 59 mandate, por sot Lulzim Basha ka pranë vetes vetëm 27 deputetë, ndërsa 32 i ka kundër.
R.SH/ Koha Jonë/