Basha: Kandidatët e Ramës, pjesë e dosjes 339 dhe të bandave të Shijakut

Gjatë bëshkëbisedimit me gazetarët, kreu i opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe listën e Durrësit të prezantuar nga Edi Rama.

Sipas kreut të PD-së, lista e Durrësit është e përbërë nga personazhe të kapur në vjedhjen e votave, të përfshirë në dosjen 339, apo të bandave të Shijakut dhe Fushë Krujës.

‘Kandidatët e Ramës, Çyrbja i dosjes 339, Ndraxhi i bandave të Shijakut apo Rrahja i bandave të Fushë Krujës. Pas 8 vjetësh, e vetmja gjë që ofron, një fasadë. Pas fasadës, hajdutët e parave të shqiptarëve dhe bandat’, u shpreh kreu i PD-së.

‘Nuk ka reflektim, por pengmarrje totale të shpresës për ndryshim në PS. Ata që nuk duan ndryshimin, duan të vazhdojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Kjo fasadë nuk fsheh dot keqmenaxhimin e pandemisë.

Kjo fasadë, nuk fsheh vjedhjet milionëshe të një grushti njerëzish. Një grusht njerëzish, nuk do ndryshimin’, tha Basha.

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët është shprehur se lista e Edi Ramës është thjeshtë një fasadë për të fshehur hajdutët Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka.

Sipas Bashës, lista e Ramës është thjeshtë një fasadë për të fshehur krimin.

‘Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës.

Me 25 prill ndryshimi që po vjen s’ka vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin’, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, ‘kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese të PD-së janë sfidat e Shqipërisë. Kjo, një betejë e vështirë’.

‘Rama ngriti një fasadë për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Olta Xhaçkën. Pa largimin e tij, gjithçka është e pasigurt. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën’, tha Basha.

SHKARKO APP