Basha: Kërcënimet e Ramës nuk e ndalojnë ndryshimin

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në bisedën që pati me mësuesit në Elbasan, i’u përgjigj deklaratës së Edi Ramës për mësuesit dhe e quajti një kërcënim ndaj mësuesve dhe infermierëve shqiptarë. Sipas tij, asnjë kërcënim nuk e ndalon ndryshimin që kërkon çdo mësues, apo infermier që të mos përdoren më si mish për topin e pushtetit të radhës dhe është ndryshimi ku do të garantohen në vendin e tyre të punës për shkak të aftësisë dhe përkushtimit për t’i shërbyer fëmijëve shqiptarë.

“Nga errësira, jo vetëm e automjetit luksoz me të cilin udhëtonte, por edhe nga errësira e shpirtit përsëriti të njëjtën vepër penale si katër vite më parë në raport me Policinë e Shtetit, ku kërcënoi mësuesit shqiptarë, mësueset shqiptare, por edhe infermierët shqiptarë me vendin e tyre të punës.

Dhe gjej rastin nga Elbasani i Normales, i Normales pra, i shkollës së parë të mesme pedagogjike të shoqërisë shqiptare, të kombit shqiptar, por edhe nga Elbasani i normales në kuptimin e thjeshtë të fjalës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elbasanit që do, është i etur për normalitet, për pozitivitet, për ndryshim, për një fillim të ri se ajo që po vjen është një ndryshim, është një fillim i ri, por është ndryshimi për të cilin janë të etur të gjithë mësuesit shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike”, tha Basha gjatë takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?