Basha kërkon interpelancë me Ramën, Bardhi ka rezolutë për çështjen e Kosovës, Agalliu: Palët të bashkohen

Opozita ka kërkuar unifikim të qëndrimit të Shqipërisë me Kosovën, por palët në Kuvend shkojnë me kërkesa të ndara. Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën dorëzoi këtë të hënë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kurse Gazment Bardhi kërkoi miratimin e një rezolute.

Deputeti Arbi Agalliu që është me PD-në e Bashës, tha se të gjitha palët duhet të jenë në koherencë të plotë sa i përket çështjes së Kosovës, në një linjë me ndërkombëtarët.

“Në lidhje me çështjen e Kosovës Basha ka bërë një deklaratë shteruese. Ka shteruar të gjithë qëndrimin e PD dhe të tijin. PD mendon se qeveria shqiptare të rakordojë veprimtarinë e saj me qeverinë e Kosovës. Në një situatë të tillë delikate të dy vendet duhet të jenë në koherencë të plotë.

Çdo akt tjetër i njëanshëm nuk i shërben stabilitetit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Ne mbështesim integrimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Mbështesim bashkërendimin e aktivitetit politik të qeverisë së Kosovës me BE. Çdo deklaratë tjetër e nxituar dhe jashtë kësaj kornize lë vend për abuzivizëm”, tha ai.

SHKARKO APP