Lulzim Basha: “PD-ja qeveri vetëm me LSI”. Monika Kryemadhi: “Jemi bashkë me PD!”
Krerët e koalicionit opozitar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë takuar sonte në mbrëmje me banorë që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti, në lagjen “Kombinat” të Tiranës.
Kreu i PD, Lulim Basha premtoi banorëve, që kanë humbur banesat nga tërmeti, se qeveria që ai do të drejtojë do t’u ndërtojë shtëpitë dhe pronat e humbura.
Basha dha një mesazh të qartë për koalicionin me LSI, duke u shprehur se qeveria PD-LSI do të garantojë integrimin e vendit.
“Koha e Edi Ramës ka marrë fund. PD do të jetë në koalicion me LSI për ti dhënë vendit një qeveri ndryshimi, një qeveri të shpresës për t’i dhënë vendit integrimin në BE”,- tha Basha.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se PD dhe LSI janë bashkë për interesat e vendit dhe të ardhmen e të rinjve.
Dalja e dy liderëve të dy koalicioneve opozitare, Basha dhe Kryemadhi, ka futur të dridhurat sonte në qeveri. Mësohet se disa ministra kanë filluar të mbledhin plaçkat për tu larguar.