Basha konsumon kafen e mëngjesit me gazetarët që mbulojnë opozitën

Lulzim Basha ka zgjedhur që ta konsumojë kafen e mëngjesit me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në Partinë Demokratike.

Ndërkohë që lideri demokrat ndodhet me gazetarët, anëtarët e grupit të Rithemelimit mbërritën në PD, ku kanë gjetur sërish dyert e mbyllura.

Në godinën e selisë blu, janë bërë disa ndryshime. Në dritaret e katit të dytë janë vendosur banera të flamurit shqiptar dhe një baner tjetër gjigant ku shkruhet: “Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhim të ardhmen!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky slogan u përdor edhe gjatë Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, kuvend në të cilin u votuan disa ndryshime në statut. Ndërkohë, edhe në katin e parë dyert po izolohen me banera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?