Basha: Kur të vijmë në pushtet, do të harmonizojmë programin me LSI-në
Kreu i PD-së, Luzlim Basha i ftuar në emisionin ”Përballë” të gazetarit Lufti Dervishi, foli ndër të tjera foli edhe për LSI-në, për të cilën tha se kanë programe me disa elementë të ndryshëm, por e përbashkta është vetëdijesimi.
”Janë të gjitha partitë në aleancën tonë. Mund të krijohen parti të tjera, janë krijuar parti të tjera, por kjo nuk e zbeh faktin që tek ne janë partitë që identifikojnë votuesit shqiptarë ndër vite. LSI po garon me një listë të veçantë, por do të garojmë sëbashku.
Ka diferenca me LSI-në, por e përbashkëta është vetëdijesimi. Kemi diferenca programore, por kemi për detyrim që kur të jemi në pushtet të harmonizojmë programin në funksion të qytetarëve shqiptarë.
Partia Demokratike vjen me një program propozimesh e planesh të përllogaritura për të realizuar qëllimin final: rritja ekonomike, e të ardhurave dhe mirëqenies së qytetarëve. Më 25 prill, qytetarët shqiptarë do të vendosin ndërmjet sjelljes së Bangladeshit në Shqipëri dhe futjes së Shqipërisë në Europë”,-tha Basha.