”Basha larg pazareve”, Minxhozi-Zhejit: Po rri pa punë, dhe kur del flet bud*llallëqe

Analisti Artur Zheji ka deklaruar në emisionin ”Real Story” se Lulzim Basha po qëndron larg pazareve të pista, pasi Foltorja ka dy vite që është duke u mbajtur vetëm me akuzat ndaj tij. Kurse Skënder Minxhozi ka replikuar duke thënë se Basha thjesht po rri pa punë, edhe në momentet që del, flet budallallëqe, si në rastin e amendamentit të Kosovës. Sipas këtij të fundit, Basha po i bien aksionet, pasi politika është si të mbash veten në burs.

Zheji: Po luftojnë për mbiekzistencën e doktorit, jo për Doktorin kandidat për kryeministër në 2025. Unë mendoj që Zoti Basha në këtë fazë është duke ndejtur larg këtyre pazareve të pista që bëhen, pasi ka dy vjet Foltorja që është mbajtur vetëm duke akuzuar Lulzim Bashën. Pra, kaq shumë kemi dëgjuar si ‘brava’ dhe doli në plan të parë sulmi kundër Bashës dhe në plan të dytë sulmi kundër Ramës. Basha që është i akuzuar për takime okulte, për takime me Taulant Ballën, do bëj çështë e mundur që të jetë sa më me duar të pastra në këtë lojë, sepse do t’i ngelet këtij dopio gjashta në rast se bën të kundërtën”.

Minxhozi: Unë nuk mendoj që Zoti Basha po qendron larg pazareve, zoti Basha thjesht po rri pa punë. Ndërkohë që zoti Basha, Flutura Açkën dhe të tjerët i çon që të drejtojnë komisione dhe për mua bën shumë mirë. Sot kishin dalë për shembull mesazhet të konfirmimit të mbledhjes së radhës së komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e Bashës kishin konfirmuar të parët pjesëmarrjen që do të jenë. Zoti Basha nuk është se po qendron larg, ai është afër se po i përgjigjet agjendave, kalendareve etj. Ai thjesht për veten e tij, e para nuk del thotë një fjalë dhe kur del, flet budalliqe si amendamenti i Kosovës. Ky njëri të rri të dal një herë në 6 muaj në një kafene, në një takim diku në Koplik, pastaj del në një televizion anësor, hedh një gjë në Twitter. Nuk është kjo politika. Politika është që ti të mbash veten në burs, në të kundërt të bien aksionet. Bashës po i bien aksionet.

SHKARKO APP