Basha live në Facebook: Balla, ti pallosh mos u afro te kamera (VIDEO)
Ashtu si dhe në seancat e tjera, kryetari i Kuvendit sapo ka mbaruar koha i ka fikur mikrofonin kreut të PD-së, por Lulzim Basha fjalimin po e vijon live në profilin e tij në facebook.
Deputetët e PD-së hapën pas krahëve të bashës një baner ku shkruhej “Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeverisë së krimit dhe drogës”. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërpreu për herë të dytë seancën për 10 minuta, ndërsa deputetët demokratë nuk lëvizën nga foltorja.
Mirëpo, gjatë fjalës së tij, dikush nga mazhoranca (Taulant Balla) u afrua pranë kamerës. ”Ti atje mos u afro te kamera se do të marrësh atë që meriton. Mos dëgjo atë palloshin”, iu drejtua Basha nga foltotja.
KOHA JONË SONDAZH

