Basha mbledh krerët e degëve, përgatitje për protesta në rrethe
Sot pasdite lideri i opozitës Lulzim Basha do te mbledhë kryetarët e degëve për të detajuar aksionin opozitar.
Pas dorëzimit të mandateve, aksioni kryesor i opozitës do të jetë protesta dhe mbledhja e sotme do të përcaktojë kalendarin e këtyre tubimeve qe do te zhvillohen jo vetëm ne Tiranë por në të gjithë vendin, deri në rrëzimin e qeverisë Rama.
Ashtu siç u vendos mbrëmë në mbledhjen e kryesisë, kryetaret e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë Rama por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.
Te gjitha strukturat do të fokusohen edhe te shpjegimi i programit te PD pasi sipas liderit te opozitës Lulzim Basha, zgjedhjet janë afër.
KOHA JONË SONDAZH

