Basha mbledh Kuvendin e PD-së së vulës, zbulon edhe logon

Partia Demokratike, ajo e vulës do të mbledhë më datë 2 shtator Kuvendin Kombëtar. Ky është vendimi i parë nga Lulzim Basha pas rikthimit si kryetar. Mbledhja e organit më të lartë drejtues të partisë pritet të jetë një pikë kulmore e asaj se si do të jetë Partia Demokratike pa Sali Berishën dhe grupin e rithemelimin dhe me dominimin absolut të Lulzim Bashës.

Sot Basha ka zbuluar edhe logon, që përmban siglën e Partisë zyrtare dhe një stilizim të shqiponjës së flamurit në ngjyrë portokalli. Vendi i mbajtjes së Kuvendit do të jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, që pritet të krijojë mundësi për akomodimin e më shumë delegatëve të Kuvendit.

Pikëpyetje të shumta ka edhe me atë se çfarë do të ndodhë me grupimin e deputetëve dhe demokratëve që udhëhiqen nga Gazment Bardhi, të cilët nuk njohin proceset e bëra deri në rizgjedhjen e Bashës kryetar.

 

SHKARKO APP