Basha mblodhi Këshillin, Berisha: E ka mbushur sallën me punonjësit e godinës

Berisha ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që kryedemokrati Lulzim Basha e mbajti në selinë blu. Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson zhvillimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, në kundërshtim me normat dhe ligjet, teksa deklaron se Basha nuk ka mbledhur dot as një të tretën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për të votuar.

“Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk respekton asnjë normë, asnjë ligj dhe parim, përkundrazi. I marrë peng, ai vepron sipas urdhrave që merr. Ai i shkarkuar komplet, thërret Këshillin Kombëtar ku nuk paraqitet as 1 e treta e anëtarëve. Mbush sallën me individ dhe punonjës të godinës. Pavarësisht këtyre, ju garantoj se ky revolucion i filluar, nuk ka të ndalur. Ky revolucion, siç çmontoi diktaturën, do çmontojë narkoshtetin shqiptar”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?