Basha: Mbyllja e fasonerive, 15 milionë euro ishte fatura

-Në një intervistë në studion e emisionit “Opinion”, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur edhe një herë per mbylljen e biznesit te fasonerive në situatën e pandemisë. Sipas Bashës fatura e këtij vendimi do të ishte 15 milionë euro, por do të shmangte burimin e infektimin dhe ndërprerjen e zinxhirit të sëmundjes.

“U merr 12 milionë euro në muaj fasonëve dhe tani që kanë nevojë? 15 milionë euro ishte fatura. Do të shmangte edhe burimin e infektimeve edhe zinxhirin.  Pandemia njësoj si tërmeti treguan atë që dinim prej kohësh, kemi qeveri të paaftë dhe që vendos interesat e oligarkëve përballë atyre të shqiptarëve. Vetëm pagesa e inceneratorëve këtë vit do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë. Tender për ushqim qensh kishin bërë. Kush i hëngri paratë e ushqimit të qenve?  Qeveritarët.  Pse e vonoi gjendjen e jashtëzakonshme? Kjo vërtet i i jep lirinë për kufizime ndaj qytetarëve, por edhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer për këto kufizime. Kjo është e vetmja qeveri që i përdor masat për të bërë lojëra me shqiptarët”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?