Basha: Më 2 qershor shporrim Ramën dhe pushtetin kriminal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me qytetarë dhe simpatizantë në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë, falenderoi të pranishmit dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në protestat e opozitës që nga 16 shkurti deri më sot.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së u ka bërë thirrje që të jenë po kaq masivë edhe në protestën e datës 2 qershor në orën 19:00 që do të mbahet në Tiranë përballë zyrave të kryeministrit Rama.

”Të gjithë e pamë se si radhët e protestës popullore shtohen nga ditë në ditë. Gjatë këtyrë ditëve kam qenë për fat të mirë në shumë qytete por më pak në Tiranë. Ju po e shikoni si është atrmosfera anembanë gjithë vendit e jashtëzakonshme. Atmosferë shprese, kurajoje për të luftuar në një betejë që e ka të sigurtë fitoren e popullit të bashkuar. Por një betejë që vazhdon dhëmb për dhëmb. 296 milion euro është njëra prej këtyre stekave vetëm për 17 km rrugë, për Milot-Balldren. Rrugën e florintë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanë, po për një grusht banditësh rreth tij”,-tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?