Basha: Më 21 Qershor të bashkojmë votat për të ndalur të keqen

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve dhe bashkëbisedimevge me qytetarët në Ishëm të Durrësit, ku është njohur me problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Basha tha se ata vuajnë sot një degradim shumë të madh të shëndetësisë edhe pse u premtua se do të ishte falas.

"Abuzimi dhe pashpirtësia është as e madha, sa vjedhin edhe lekët e kompensimit të ilaçeve për sëmundjet e rënda, ndërkohë nga ana tjetër i falin miliona euro CEZ-it, e shtyjnë drejt vetëvrasjes qytetarë për 30 mijë lekë të vjetra", tha Basha.

Kreu demokrat u shpreh se papunësia, varfëria, taksat e larta, çmimet e larta dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë janë shqetësimet me të cilat përballet sot çdo qytetar.

“E di që keni shpresuar në ato 300 mijë vende pune që s’u hapën kurrë. E di që keni votuar për uljen e çmimit të energjisë dhe tani iu kërcasin sytë, kur shikoni faturat e rritura të energjisë.

E di që keni besuar se do të merrni me të vërtetë subvencione, se do e paguanit naftën më lirë, se ilaçet do i keni falas dhe sot nuk dini nga t’ia mbani sepse të gjitha kushtojnë më shumë, por ju keni më pak lekë në xhep.

Ndaj, në 21 qershor le të bashkojmë të gjithë votën, të ndalim të keqen, t’i hapim rrugë të mirës, për Ishmin, me punë dhe dinjitet!”, tha Basha.

SHKARKO APP