Basha me demokratët e Mallakastrës: Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore
Nga Mallakastra ku zhvilloi një takim me demokratët, Lulzim Basha deklaroi se të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit “Rama-Doshi”, dhe do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj, ndryshimin e mohuar nga grabitja e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin.
Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë”, deklaroi Basha.