Basha me grupet e punës për progamin e PD: Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit

Lulzim Basha vijoi edhe këtë të enjte diskutimet me grupet e punës për programin qeverisës të Partisë Demokratike. Basha shkruan në Facebook, se korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Postimi i plotë

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për progamin qeverisës të Partia Demokratike.
Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

SHKARKO APP