Basha: Me votat e shqiptarëve diktojmë uljen e taksave

Taksat e larta, rritja e çmimit të energjisë, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, mungesa e subvencioneve, ishin disa prej shqetësimeve që qytetarët e Malësisë së Madhe, Shkodrës dhe Bushatit i shprehën liderit të opozitës, Lulzim Basha.

“Më 21 qershor, me votën e shqiptarëve, të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë, të ulim çmimin e naftës dhe t’i japim mundësi biznesit të hapë vende pune, të shtojë të ardhurat. Vetëm këto mund ta hapin prapë këtë qepen, vetëm këto mund ta hapin perspektivën, me punë dhe dinjitet”, tha ai.

Basha prezantoi për banorët gjithashtu edhe ofertën e Partisë Demokratike, e cila sipas tij do të sjellë progresin e vendit.

“Oferta e Partisë Demokratike propozon 25% ulje çmimin e energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët", sqaroi Basha.

Por edhe akuzat për blerje votash kanë qenë pjesë e diskutimeve të Bashës me qytetarët.

 “I bëj thirrje gjithë popullit të Shkodrës e popullit shqiptar, s’ka të majtë e të djathtë, fukarallëku është i njëjtë për të gjithë. Nuk duhet me e shit votën, se e pamë 20 mijë lekëshin a 30 mijë lekëshin ku na çoi”, përfundoi ai.

SHKARKO APP