Basha merr besimin e të burgosurve, PD fiton në dy burgje të Tiranës

Partia Demokratike ka arritur një fitore në Tiranë. Në Njësinë 9 në kryeqytet 2 qendrat e votimit në burgjet 302 dhe 313 i kanë dhënë besimin PD-së në këto zgjedhje. Basha ka marrë besimin e të burgosurve të kryeqytetit. Në qendrën e Votimit 1967, që i përket burgut 302 në Tiranë, Partia Demokratike ka marrë 67 vota ose 56% të besimit të burgosurve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit në kryeqytet. Në qendrën tjetër të votimit, në atë 1967/1 që korrespondon me burgun 313, ende nuk janë publikuar në faqen zyrtare në KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?