Basha merr dhuratë maketin, Budina: Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha këtë të premte ka marrë një dhuratë nga aktivistët e Teatrit Kombëtar. Ai është surprizuar me një maket të godinës e cila u shemb. Dhurata u prezantua nga regjisori Robert Budina i cili i ka kërkuar Bashës ta mbajë në zyrë maketin për të realizuar qëllimin e përbashkët.
”Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës. Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtutë ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë”.