Basha mesazh për mjekun Husi: Humbje e pazëvendësueshme për të gjithë mjekësinë. E vështirë të shkruash për familjarin model
Mjeku i QSUT, Gerond Husi, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare nga COVID-19. Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi mjekut të ndjerë. Përmes një postimi në “Twitter”, Basha e cilëson mjekun Husi si një profesionist të shkëlqyer, njeri të papërtuar dhe një pedagog mendjendritur.
Ndër të tjera kryedemokrati shkruan se është e dhimbshme që në këto kohë po humbasim persona me vlerë profesionale dhe njerëzore.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Sot me dhimbje mesova për një humbje tjetër, atë të dr. Gerond Husit, një mjek e profesionist i shkëlqyer, njerëzor e i papërtuar, një pedagog mendjendritur, një njeri që kushdo me krenari e pati mik e shok.
Shumë e vështirë të shkruash për humbjen e një mjeku, familjari, djali e prindi model. E dhimbshme që në këtë kohë po humbasim vlerat profesionale dhe njerëzore. Janë humbje të pazëvendësueshme për gjithë mjekësinë, mendimin shkencor e intektual, për shoqërine dhe familjen.
U prehsh në paqe, dr. Gerondi!
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb