Basha: Mirënjohje që refuzuat 30 qershorin, jeni uragan i pandalshëm

Gjatë fjalës në protestës madhështore në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë shqiptarët që nuk shkuan të votonin më 30 qershor. Kreu i PD-së, votimin e quajti si një refuzim për pushtetin e Edi Ramës. Kryeopozitari tha se nëse qytetarët janë bashkë, ata janë një uragan i pandalshëm.

“Të dashur vëllezër dhe motra ju jam mirënjohës që jeni sonte në këtë shesh, ju jam mirënjohës të gjithë atyre që e braktisën regjimin e krimit në 30 qershor. Iu jam mirënjohës të gjithëve që iu bashkuan përpjekjet tona për njerëzit. Faleminderit që nuk u lodhët. Ju jam mirënjohës që nga udhëheqësit tek anëtarët e thjeshtë. Bashkë jemi një uragan i pandalshëm. Faleminderit anëtarëve dhe mbështetësve të PD. Respekt pafund të gjithë juve. Është përgjegjësia jonë, izolojeni Ramën. Shpëtoni Partinë dhe nderin tuaj të marrë peng nga krimi. Rama ik. Shqipëria ofron shumë pak sot. Mësuesi duhet të vjedhë dhe manipulojë vota. Polici duhet të dhunojë kundërshtarin politik. E vetmja e ardhme është të punohet për oligarkinë. Karrierë ka vetëm për servilin. Ëndrra për Shqipërinë si Europa, është e parealizuar”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?