Basha mohon se ia ka futur Berishës me anë të OSBE

 

Eshtë folur se Lulzim Basha ka kontribuar në raportin e OSBE për tia futur Berishës. Lulzim Basha është pyetur në emisionin "Të paekspozuarit" nëse ka qenë ai që e ka nxjerrë raportin e OSBE-së meqë ai nuk përmendej në asnjë akuzë të atij raporti. "Janë teori konspirative" i është përgjigjur lideri i opozitës. "Sikur unë të kisha në dorë raportet e organizmave ndërkombëtarë, ne nuk do të ishim në opozitë" ka thënë ai. Por Basha e ka pasur të vështirë të prononcohej për vërtetësinë e një raporti që Sali Berisha e hodhi poshtë. Pasardhësi i tij ka gjetur një rrugë të ndërmjetme. "Ndërsa Berisha foli publikisht dhe Rama nuk pati guximin ta bëjë këtë, kjo do të thotë se raporti është i vërtetë, por jo për Berishën" ka konkluduar Basha.     

SHKARKO APP