”Basha na tradhtoi”, deputetja Flutura Açka: Prisja një sms! Protestat për Berishën janë autogol!

Enkelejd Alibeaj, Dashamir Shehi, Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Seladin Jakupllari zyrtarizuan këtë të premte krijimin e një grupimi të riinformal në Kuvend.

Deputetja e PD-së Flutura Açka flet për situatën aktuale në PD dhe partitë opozitare si dhe “tradhtinë” e Lulzim Bashës dhe përplasjen që ajo pati me kreun e grupit të PD parlamentar Gazment Bardhi. Ajo tha se pas vendimit të Gjykatës për t’ia kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berishës, ishte e detyruar ta pranonte si një njeri që respekton drejtësinë dhe e njeh atë. Për protestën e opozitës jashtë ambienteve të SPAK, në mbrojtje të Sali Berishës, e cilëson një autogol.

”Ndoshta natyra ime rebele, që ishe në karrierë dhe erdhi me idenë që mund të kontribuojë, unë nuk kam ndryshuar, por do të thotë që politika ka ndryshuar diçka rrugës. Ky rebelim është lexuar si përplasje, por unë nuk mund të marr formë në një enë që më imponohet.

Kjo është arsyeja pse jam ndjerë unë e tradhtuar në parimet e mia nga klane të caktuara. Unë pikërisht për këto parime që pashë të cedonin në frymën që kishim ne me Lulzim Bashën kjo nuk po ndodhte më. Erdhi një moment përderisa vula i kaloi Berishës, dhe kjo është fakt dhe jam e detyruar ta pranoj verdiktin e drejtësisë. Akti i pambaruar i Bashës më la të kuptoj që qëndrimi binte ndesh me atë që kishim vendosur bashkërisht”,-tha e ftuar në ”Shqipëria Live”.

SHKARKO APP